8 Nëntor 2016 - 09:28
Përfaqësuesi i Gabonit kishte shënuar 39 gola në sezonin e kaluar me Dortmundit dhe është lidhur me një largim nga Westfalenstadion, me Real Madridin destinacionin e tij të preferuar, transmeton Koha.net.
Por, Morabito thotë se ishte Arsenali ai që kishte interesim konkret, madje një ofertë e lartë është refuzuar nga Dortmundi.
“Kohë më parë e kam thirrur Michael Zorcun, drejtorin sportiv të Dortmundit, për ta pyetur rreth Aubameyangut për interesimin e Napolit, por ishte një ‘jo’ kategorike. E di se këtë verë Arsenali kishte ofruar 90 milionë euro për Aubameyangun, por Borussia nuk dëshironte që të dëgjonte rreth kësaj”, ka thënë Morabito për për radion italiane CRC.
Aubameyang edhe tani është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme duke shënuar 14 gola në po aq ndeshje në të gjitha garat.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...