Berisha me nënshtetësi australiane

8 Nëntor 2016 - 08:32      

Sulmuesi i Melbourne Victory, kosovari Besart Berisha, së shpejti do të pajiset me nënshtetësi të Australisë, kanë njoftuar mediat australiane. Sipas tyre, Berisha do të bëhet shtetas i Australisë më 26 janar të vitit 2017 për festën "Dita e Australisë".

Me pajisjen e Berishës me pasaportë australiane, skuadra e Melbournet do të ketë një vend të lirë për transferimin e një futbollisti të huaj, pasi në kampionatin australian lejohen vetëm pesë të tillë, përcjell Koha Ditore.

Berisha ka pesë vjet që po luan në Australi dhe automatikisht ka fituar të drejtën për të aplikuar për pasaportën australiane. Ai në vitin 2011 u transferua te Brisbane Roar, kurse pjesë e Melbournet është prej vitit 2014. Berisha, 31-vjeçar, vlerësohet ndër sulmuesit më të rrezikshëm në A-League, kurse këtë edicion ka shënuar pesë gola në katër ndeshje të zhvilluara.

Ai ditë më parë ka marrë lejen nga FIFA për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, kurse vitin tjetër pritet t'i bashkohet ekipit. Berisha më herët ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...