Federer mbetet jashtë top 10 për herë të parë pas 14 vjetësh

7 Nëntor 2016 - 21:17      

Klasifikimi i ri i tenisit botëror në kategorinë e meshkujve e ka rishkruar një faqe të historisë së sportit emocionues.

Për herë të parë pas 14 vjetësh, mbreti Roger Federer i konsideruar si sportisti më i mirë në histori në këtë disiplinë, ka dalë jashtë 10 vendeve të para.

Zvicerani që ndodhet në “pit stop” që prej muajit korrik për shkak të një dëmtimi pasi humbi gjysmëfinalen e Wimbledonit kundër Raonic, ka rrëshqitur në vendin e 16 në renditjen e ATP. Federer rezistoi për 736 javë me radhë mes 10 tenistëve më të mirë të globit, por dalja e tij ishte e parashikueshme, transmeton tch.

Vetë sportisti helvetik ka bërë të ditur se do të rikthehet në fushë në vitin 2017. Problemi më i vështirë për Roger Federer tani do të ketë një ngjitje të vështirë pasi do të përballet me shorte të komplikuar dhe rrezikon të luajë me më të fortët që në fazat e para të turneve. Jo krejtësisht e lehtë për një 35-vjeçar, edhe me klasin e tij.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...