Gundogan lavdëron Kloppin për suksesin te Liverpooli

7 Nëntor 2016 - 17:26      

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka lavdëruar krytrajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, pasi ekipi i tij mori kreun në Premier Ligë.

Gundogan ishte lojtar i Kloppit në kohën sa ishte te Dortmundi dhe me të fitoi dy tituj të ligës dhe arriti finalen e Ligës së Kampionëve.

Gundogan thotë se Klopp po bën punë të shkëlqyeshme, por shpreson të mos arrijë shumë sukses para Manchester Cityt.

“Ai po bën punë të mrekullueshme. E dimë se ai është trajner i mrekullueshëm dhe sa i suksesshëm mund të jetë. Ai është fantastik. Po bën punë të madhe dhe ka përparësi që nuk luan në gara evropiane, sepse i jep kohë më shumë për përgatitje. Por shpresoj që t’ia dalim që Jurgen të mos jetë aq i suksesshëm”, ka thënë Gundogan për “sport1.de”.

City aktualisht është dy pikë prapa Liverpoolit.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...