De Biasi: Vështirë ndaj Izraelit, por hyjmë për fitore [video]

7 Nëntor 2016 - 14:25      

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi përballjen ndaj Izraelit e ka cilësuar shumë të vështirë, por që do të tentojnë që ta fitojnë.

Shqipëria e pret në “Loro Boriçi” më 12 nëntor Izraelin, që është një ndeshje shumë e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, transmeton Koha.net.

“Është një ndeshje e vështirë që do të tentojmë ta fitojmë, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Besoj se nëse jam 110 për qindëshin atëherë diçka mund të arrijmë. Izraeli ka një skuadër shumë të fortë me lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme evropiane, prandaj nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka thënë De Biasi.

De Biasi ka shtuar më tutje se ëndrrat janë të bukura për të gjithë, por ato duhet të jenë realiste.

“Ëndrrat janë të bukura, por dëshirat duhet të jenë realiste e të përmbajtura. Për të arritur në Botërorin 2018 duhet shumë e punë dhe fat”, ka thënë De Biasi, i cili ka siguruar se Shqipëria do të japë maksimumin për të arritur kualifikimin në Botëror.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...