Foto: Koha / ilustrim

Turqia e Kosova kanë raporte miqësore në futboll, por jashtë fushës së blertë

7 Nëntor 2016 - 08:17      

Turqia aktualisht mban vetëm vendin e katërt në grupin I të eliminatoreve për kampionatin botëror të futbollit "Rusia 2018". Në tri ndeshje Turqia ka mbledhur dy pikë, një më tepër se Kosova, që është e fundit (6) në të njëjtin grup.

Por vendi i katërt vlerësohet se nuk e dëshmon forcën reale të Përfaqësueses së Turqisë, që në përbërje ka emra të njohur të futbollit evropian, ka në krye një trajner të konfirmuar dhe po ashtu suksese në të kaluarën, në kampionate botërore e evropiane, shkruan Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Turqisë, i njohuri Fatih Terim, të shtunën, ka publikuar listën me emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës së ardhshme ndaj Kosovës, që zhvillohet në Antalya. Në listën e Terimit ka edhe emra të njohur si Arda Turan (Barcelona), Hakan Çalhanoglu (Bayer Leverkusen), Selçuk Inan (Galatasaray) e disa të tjerë.

Turqia eliminatoret i hapi me barazimin 1:1 në udhëtim ndaj Kroacisë. Më pas barazoi 2:2 me Ukrainën në shtëpi, ndërsa në ndeshjen e tretë pësoi 2:0 nga Islanda. Te Turqia presin tri pikë nga ndeshja me Kosovën, që të ngrihen në klasifikim dhe të rrisin gjasat për kualifikim në botërorin që në vitin 2018 mbahet në Rusi.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...