Selimi i shokuar me sulmin ndaj gjyqtarit: Dikujt po i pengojnë rezultatet e KEK-ut

6 Nëntor 2016 - 17:12      

Trajneri i KEK-ut, Musa Selimi, është shprehur i shokuar me sulmin që iu bë gjyqtarit Jakup Gashi sot në ndeshjen e këtij ekipi me Vllazninë, në kuadër të xhiros së 13-të në Ligën e Parë.

Ai thotë se sulmi është bërë nga një shikues i ri në moshë dhe, sipas tij, “dikujt po i pengojnë rezultatet e KEK-ut”.

“Jam i shokuar sepse ishte një ndeshje ku po dominonim dhe kishim rezultatin 2 me 0 në favor. Një shikues i ri në moshë pas një tollovie e goditi referin lehtë dhe siç duket dikujt i pengojnë rezultatet e KEK-ut”, ka thënë ai për koha.net.

Sulmohet gjyqtari, ndërpritet ndeshje KEK-u - Vllaznia [video]

Sipas Selimit, kjo ka mundur të evitohej nëse do të ishin marrë masa të duhura për të zbrazur tribunat në stadiumin në Obiliq. Ai thotë se donatorët që kanë ndihmuar KEK-un mund të ikin nëse shohin skena të tilla.

“Është dashtë të zbrazet tribuna, sepse ishte shumë rrezik të vazhdonte. Por siç duket po vazhdon avazi i vjetër, që disa ekipe janë të privilegjuara dhe disa përkundër lojërave të mira dënohen në këtë mënyrë sepse vetëm kështu na ndalin hovin. Me lojë e me futboll jemi ekipi më i mirë dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Jemi bindshëm ekipi më i mirë. Matematikat e të tjerëve do të prishe...Kanë ardhë donatorë të fuqishëm e kjo nuk i kontribuon futbollit tonë. Ata mund të zmbrapsen kur shohim këso sene”, ka shtuar ai.

Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, KEK-u kishte 23 pikë në tabelë dhe në rast të fitores së sotme do të ishte në vendin e dytë me vetëm një pikë prapa liderit, Flamurtarin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...