Pacquiao nuk e përjashton mundësinë për rimeç me Mayweatherin

6 Nëntor 2016 - 12:36      

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao nuk e ka përjashtuar mundësinë që të boksojë edhe njëherë kundër boksierit amerikan, Floyd Mayweather, raporton The Telegraph.

Pacquiao, i cili në prill kishte konfirmuar pensionimin, është rikthyer përsëri në ring duke fituar titullin WBO pas fitores së mbrëmshme ndaj Jesse Vargasit në Las Vegas, transmeton Koha.net. Ai fitoi me vendim unanim.

“Jam shumë i lumtur. Kam provuar çdo rundë që ta rrëzoj por isha edhe i kujdesshëm”, është shprehur pas fitores 37 vjeçari.

Pacquiao e kishte fituar titullin WBO për herë të parë më 2010 kur kishte mposhtu Miguel Cotton. E humbi atë dy vjet më vonë në përballje me Timothy Bradleyn, dhe e riktheu pas rimeçit ndaj Bradleyt më 2014.

Dhe në vitin e kaluar e humbi atë në përballje me tani të pensionuarin Floyd Mayweather, i cili ishte prezent në takimin e mbrëmshëm.

“Po e kam ftuar atë që të vinte sonte këtu”, thotë Pacquiao për Mayweatherin.

Ai është pyetur më pas nëse do të donte rimeç ndaj Mayweatherit, dhe përgjigja e tij ishte se: “Do të shohim”, duke mos përjashtuar mundësinë e një meçi të dytë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...