Mustafa shpreh përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen e sportistëve

5 Nëntor 2016 - 23:55      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatave Ndërkombëtare si dhe mori pjesë në ceremoninë e shënimit të dy vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë takimit me delegacionin e KON-it të kryesuar nga Ching Kuo Wu, i cili është edhe president i Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA), Mustafa e ka falënderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme të KON-it për Kosovën duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e sportit Kosovar.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, fituesja e Medaljes së Artë në olimpiadën e Rios, Majlinda Kelmendi, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani e zyrtarë të tjerë të sportit vendor e ndërkombëtar, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit u bisedua edhe për avancimin e mëtejmë të sportit në Kosovë si dhe për motivimin që ekziston te të rinjtë e Kosovës pas Medaljes së Artë të fituar nga Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e Rios.

Përfaqësuesi i KON-it, Ching Kuo Wu, shprehu përkrahjen e mëtejme për sportet kosovare duke e vlerësuar përkushtimin e shtetit të Kosovës në këtë drejtim.
“Pa përkrahjen e juaj Kosova nuk do të mund të merrte pjesë në Lojërat Olimpike ku shpalosi vlerat e saj duke arritur edhe fitoren e Medaljes së Artë nga Majlinda Kelmendi”, është shprehur Mustafa.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...