5 Nëntor 2016 - 22:32
Në artikullin e saj Goal për Mustafin tregon se, “ka lindur në Gjermani dhe ka prindër shqiptarë nga Maqedonia, flet pesë gjuhë dhe në vazhdimësi viziton familjen e tij në Shqipëri kur mundet”.
Përkundër që është ftuar nga Shqipëria, diçka që e ka bërë të ndihet “i veçantë”, Mustafi u tregua besnik ndaj Gjermanisë me të cilën fitoi Kupën e Botës më 2014, transmeton Koha.net.
“Më shumë ka të bëjë me marrjen e një vendimi dhe të respektosh atë. Unë vendosa që të luaj për Gjermaninë sepse ky vend më dha shumë dhe më ndihmoi kur isha i ri. Duhet të jesh mirënjohës që mund të jetosh në një vend që ka shkolla dhe spitale të mira dhe të jep mundësinë që të keni jetën më të mirë të mundshme”, shprehet Mustafi.
Ai më tutje flet edhe për Shqipërinë dhe krenarinë që i ka dhënë ftesa nga Shqipëria.
“Kur jam ftuar nga Shqipëria kam folur me trajnerin por tashmë kisha marr vendim. Jam ndier i veçantë në atë moment sepse prindërit e mi janë rritur atje dhe e identifikohem me atë vend gjithashtu, dhe gjithmonë shkoj që të vizitojë familjen atje, por për mua nuk kishte kuptim që të ndryshoja vendimin”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.
Me mbi 60 paraqitje për grupmoshat e reja të Gjermanisë, Mustafi kishte marr një përvojë shumë të mirë. Ai ishte larguar nga akademia e Hamburgut për t’u bashkuar me Evertonin më 2009, por nuk kishte bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë.
Ai më pas ishte transferuar te Sampdoria, e Valencia për t’u bashkuar këtë verë me gjigantin anglez, Arsenal.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...