Foto: Reuters

Simeone: S’ka justifikime për humbjen

5 Nëntor 2016 - 21:24      

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka refuzuar që të justifikojë humbjen e ekipit të tij në përballjen e sotme kundër Sociedadit.

Penaltitë në pjesën e dytë nga Carlos Vela dhe William Jose i shkaktuan humbjen e dytë Atleticos në këtë sezon, dhe Simeone beson se vendasit ishin thjeshtë më të mirë në takimin e sotëm, transmeton Koha.net.

“Nuk ka justifikime. Të dy penaltitë u akorduan me të drejtë. Referi i gjykoi mirë të dy rastet. Humbja erdhi si pasojë e lojës së mirë të Sociedadit. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe patëm rastet tona, por në pjesën e dytë Sociedadi filloi më mirë dhe pas penaltisë së parë ne nuk gjetëm mënyrën që të barazojmë”, është shprehur Simeone, raporton Goal.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...