Foto: Reuters

Chelsea merr kreun pas demolimit të Evertonit [video]

5 Nëntor 2016 - 20:22      

Chelsea ka qenë e pamëshirshme në përballjen e sotme kundër Evertonit në Stamford Bridge.

Skuadra e Antonio Contes mposhti Evertonin me rezultat të thellë prej 5 me 0, raporton Koha.net.

“Blutë e Londrës” shënuan së pari në minutën e 19 përmes Hazard, dhe pas vetëm një minute e dyfishuan epërsinë përmes Alonsos.

Në minutën e 42 Costa e shënoi golin e tretë për të përfunduar dilemën e fituesit.

Por, Chelsea nuk u ndal as në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy herë. Hazard shënoi përsëri në minutën e 56, kurse Pedro shënoi golin e pestë të takimit në minutën e 65.

Me këtë fitore Chelsea bëhet lider me 25 pikë, duke lënë prapa Cityn me 24 pikë.


Chelsea FC vs Everton FC 5-0 All Goals (Premier... by Postavkam

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...