6 Nëntor 2016 - 11:29
“Ka shumë femra që nuk mund të dalin nga Afganistani dhe vdesin”, ka thënë Popal së fundi gjatë një vizite në Londër, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Përtej Sporteve”.
“Unë kam zë dhe ndihem përgjegjëse për ato që nuk mund të flasin”. Popal 29-vjeçare është përndjekur duke u detyruar të largohet nga Afganistani nga ata që besonin se femrat nuk kanë të drejtë të luajnë futboll dhe ishte sulmuar nga banda të inatosura, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Në fund ishte tepër për të dhe ajo mori një vendim të guximshëm për të ikur në një vend të sigurt të Evropës.
Popal mund të flasë lirshëm tash, ata që e donin atë të vdekur pasi ajo guxoi të promovonte futbollin e femrave dhe nuk lejonte të frikësohej, ende mbesin, por së paku tash janë me mijëra kilometra larg.
Dhe në qiellin e sigurt në Danimarkë dhe me prindërit e saj që i janë bashkuar pasi i është aprovuar azili, bota e Popalit është një vend krejt tjetër tash.
Ajo kurrë nuk kishte menduar se goditja e një topi në oborr të shkollës me një shoqe do të krijonte një rrëmujë dhe as që do t'i ofronte mundësi që ia kanë pasuruar jetën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...