6 Nëntor 2016 - 10:50
Këtë vit gara sportive e bartjes së gruas është mbajtur në fund të muajit të shkuar në resortin e skijimit në qytetin Newry.
Numri i pjesëmarrësve ishte më i madh sesa në kampionatet e shkuara. Këtë vit u paraqitën hiç më pak se 45 çifte për të garuar, shkruan “The Telegraph”, transmeton “Koha Ditore”. Çiftet vendosën lidhjen dhe muskujt e tyre në testim, duke vrapuar në shtegun e mbushur me pengesa: si gardhiqe, gracka të rërës dhe baltë. Këtë herë kishte shumë më tepër baltë në shteg për t'ua vështirësuar çifteve detyrën.

“Për çdo vit në mundohemi që ta bëjmë shtegun sa më të vështirë për garuesit. Këtë vit numri i garuesve ishte shumë i madh dhe po shpresojmë që në të ardhmen të kemi edhe më shumë çifte që do të testojnë lidhjen e tyre në këtë kampionat”, ka thënë organizatori i këtij kampionati, John Barnsley.
“Jemi të kënaqur në të gjitha aspektet, pasi edhe garuesve nuk u ka munguar asgjë. Me rëndësi është se të gjitha palët janë ndarë të kënaqura me garën” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...