6 Nëntor 2016 - 10:22
Është një frazë që tregon për mentalitetin sportiv që ka bërë që golfistet nga Koreja e Jugut të pushtojnë majat e këtij sporti.
Që nga viti 2008, afro 40 për qind të turneve të mëdhenj në LPGA Tour janë fituar nga golfistet nga Koreja e Jugut, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Ky vend ka gjashtë nga dhjetë golfistet të ranguara më së miri në botë, dhe 40 i ka në mesin e 100 më të mirave.
Një shoqëri mjaft garuese dhe përkushtimi i vazhdueshëm për t'u përmirësuar kanë krijuar një gjeneratë të femrave që kanë transformuar dhe revolucionarizuar golfin.
“Koreanët janë njerëzit më të disiplinuar në botë”, thotë trajneri i njohur i golfit Brian Mogg, që ka një akademi në kryeqendrën e Koresë së Jugut, Seoul... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...