Blerta vë themelet e akademisë që ëndërron me stërvitjen e dy amerikaneve

6 Nëntor 2016 - 09:02      

Blerta Kaçiu ka angazhimet më të mëdha gjatë ditëve të vikendit, si futbolliste e Hajvalisë dhe gjyqtare e gjeneratave të reja. Por në të njëjtat ditë ajo gjen kohë edhe për një punë tjetër që ka të bëjë me sportin që e do.

Kaçiu, 24-vjeçare, të shtunën dhe të dielën për një orë e gjysmë është edhe trajnere e dy vajzave amerikane që jetojnë në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Natasha (14) dhe Zoe (11) ka më shumë se një vit që stërviten nën urdhrat e Kaçiut, e cila është caktuar nga skuadra e Hajvalisë për ta kryer këtë detyrë. Amerikanet hapat e parë të futbollit tashmë i kanë përvetësuar dhe ëndërrojnë të kenë karrierë në këtë sport.

Komunikimi i Kaçiut me lojtaret amerikane bëhet në gjuhën angleze dhe futbollistja e Hajvalisë është e kënaqur me zhvillimin e tyre, duke parashikuar një të ardhme të ndritur për to në këtë sport... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...