6 Nëntor 2016 - 08:15
Dahlman, që këtë edicion po luan për Pejën në Superligën e Kosovës në basketboll, mban lidhje shumë të afërt me Kundlan, që vazhdon të përcjellë karrierën e nipit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kundla ishte trajneri i parë i Lakersave, që prej vitit 1947 deri në vitin 1960 kishin selinë në Minneapolis. Selia e Lakersave prej vitit 1960 është në Los Angeles, ndërsa një vit më herët, më 1959, Kundla u largua nga skuadra.
Pra Kundla ka shërbyer si trajner i Lakersave plot 12 vjet, nga 1947 deri më 1959. Gjatë kësaj kohe skuadra ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë në NBA dhe një në ligën NBL.
Kundla një edicion ishte trajner i University of St. Thomas në Minneapolis dhe dhjetë edicione, nga viti 1959 deri në vitin 1968, i University of Minnesota. Ai në vitin 1995 është përfshirë në “Hall of Fame” të basketbollit amerikan, një nder që iu bëhet vetëm atyre që kanë dhënë kontribut të madh për lojën mes dy koshave... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...