Allegri optimist se Juve do të përmirësohet

5 Nëntor 2016 - 16:24      

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është optimist se skuadra e tij do të përmirësohet ende gjatë këtij sezoni.

Kampioni i Serie A momentalisht është duke udhëhequr tabelën e klasifikimit në Itali, por ka humbur lidershipin pas barazimit ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve, kurse edhe humbja nga Milani ka treguar vështirësitë që është duke kaluar Juventusi, raporton Goal.

“Juventusi është në një rrugëtim pozitiv. Jemi të parët në Serie A dhe kemi shanse të mira që të jemi të parët në grup në Ligën e Kampionëve. Duhet të përmirësohemi, por kjo është natyrale pasi kemi bërë shumë ndryshime gjatë verës. Në fund të gjithë do të gjykojnë në bazë të rezultatit dhe jo në atë se çfarë themi. Kritikat janë të mira për ne, por ne duhet të jemi të gati në mars dhe nuk do të jetë e lehtë që të fitojmë përsëri titullin”, është shprehur Allegri.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...