Kampioni pret të vazhdojë serinë pa humbje

5 Nëntor 2016 - 09:05      

Kampioni në fuqi, Ferronikeli, të shtunën (sot) synon të bëjë edhe një hap të rëndësishëm drejt kreut të klasifikimit në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Nikli, siç njihet skuadra nga Drenasi, aktualisht është në vendin e tretë me 25 pikë, gjashtë më pak se Trepça '89 që prin. Skuadra që drejtohet nga Afrim Tovërlani synon titull të ri dhe për këtë i duhen pikët në ndeshjet në shtëpi dhe natyrisht në ndeshjet derbi, shkruan sot Koha Ditore.

E tillë cilësohet ndeshja me Gjilanin, që luhet në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, të shtunën (sot) nga ora 13:00. Ndeshja i takon javës së 13-të të kampionatit të Kosovës në futboll. Gjilani është i gjashti me 18 pikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore). Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...