5 Nëntor 2016 - 08:58
Basketbollisti mitrovicas, Hajrizi, do të kthehet në palestrën buzë Ibrit, atë "Minatori" në Mitrovicë. Hajrizi nuk kthehet që të luajë për Trepçën, tek e cila skuadër u zhvillua dhe u bë i njohur, por që të luajë kundër saj.
Ai do të jetë në përbërje të Sigal Prishtinës që të dielën nga ora 18:00 luan me Trepçën në derbin e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Hajrizi 25-vjeçar si lojtar është rritur në Mitrovicë, te Trepça. Në moshë shumë të re debutoi në nivelin senior dhe ka udhëhequr Trepçën për vite të tëra. Ishte lojtar i pëlqyer i tifozëve, ndërsa pati rol kyç në kampanjën shumë të suksesshme në edicionin 2011-12, gjatë së cilës Trepça fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...