Shaqiri jashtë Zvicrës

4 Nëntor 2016 - 22:40      

Xherdan Shaqiri është mungesa e madhe dhe më e rëndësishme e kombëtares zvicerane të futbollit për ndeshjet e programuara në datat e lira të FIFA-s në muajin nëntor.

Mesfushori ofensiv i Stoke që është një prej shtyllave të përfaqësueses së trajnerit Petkovic, u duk se do të rikuperohej nga dëmtimi në muskuj, por situata e tij u rëndua më pas edhe nga një grip që ka detyruar stafin mjekësor të mos japë “ok” për aktivizimin.

Kështu “xhuxhi magjik” siç është pagëzuar nga mediat helvetike, nuk do të luajë në ndeshjen e programuar ndaj Ishujve Faroe, në kualifikueset për Botërorin 2018.

“Loja jonë nuk bazohet në vetëm një apo dy lojtarë. Ne na u desh të luanim ndaj Portugalisë pa Shaqirin, në Hungari pa Granit Xhakën dhe ndaj Andorrës Behrami braktisi fushën. Skuadra jonë duhet gjithmonë të plotësojë këto hapësira boshe dhe të jetë gati”, tha trajneri i Zvicrës, transmeton TCH.

Në krahasim me sfidat e kaluara, është rikthyer në kampin helvetik mbrojtësi Johan Djourou, ndërsa ka vend në listë edhe për kosovarin Shani Tarashaj. Ky i fundit është thirrur në çastet e fundit pas dëmtimit të Embolo.

Zvicra kryeson Grupin B të kualifikueseve të Botërorit me 3 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është kampionia e Europës, Portugalia.
Skuadra e plotë e Zvicrës është kjo.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...