4 Nëntor 2016 - 15:59
Në fjalën e tij, De Biasi nuk la pa përmendur dhe sfidën e 12-nëntorit kundër Izraelit, e cila është një ndeshje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë.
Tekniku italian u shpreh se ndaj Izraelit duhet që të arrihet objektivi marrja e tre pikëve.
“Jemi mësuar të përqendrohemi te objektivi i radhës, edhe pse na ndajnë afro pesë muaj nga sfida me Italinë. E them këtë pasi Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër.”
Ndërsa sa përket klasifikimit në Grupin G, De Biasi tha se Spanja dhe Italia janë dy ekipet që do të luftojnë për këto dy vende pasi kanë një kualitet shumë të lartë në krahasim më ekipet e tjera që janë në grup.
“Është e vështirë të renditemi në vendin e dytë, sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet. Italia ka lojtarë të fort në mbrojtje, me Buffon, Kielinin, Bonuçin e Barzjaljin. Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Markizio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do ti japë më tepër cilësi ekipit.
Përsa itakon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin.” tha De Biasi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...