4 Nëntor 2016 - 13:17
Mesfushori me një deklaratë publike të postuar në Facebook, kishte shkruar se do të donte të kërkonte falje “në emrin tim dhe të atyre që më përfaqësojnë” pasi kritikat publike të Selukit për Guardiolan ia pamundësuan Toures që të ishte pjesë e ekipit të spanjollit.
Guardiola kishte pohuar se Toure nuk do të jetë pjesë e Cityt derisa nuk kërkon falje për fjalët e agjentit të tij. Edhe pse Toure nuk përmendi emra në kërkimfaljen publike, mesfushori e kreu punën e tij.
Në një intervistë për talkSport, Seluk ka komplikuar punën e klientit të tij duke thënë se nuk ka për çfarë t’i kërkojë falje Guardiolas.
“Ne duam paqe, por nuk do të kërkoj falje. Kërkimfalje për çfarë?” ka thënë Seluk.
“Ndoshta Toure ka kërkuar falje, mirëpo nuk e di për çfarë. Mendoj se Yaya nuk e ka pasur këtë qëllim. Ai do paqe me Guardiolan”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...