Yaya Toure i kërkon falje Cityt

4 Nëntor 2016 - 11:02      

Yaya i ka kërkuar falje publikisht Manchester Cityt për luftën publike me fjalë që ai dhe agjenti i tij Dimitri Seluk e nisen me menaxherin Pep Guardiola.

Mesfushori ishte lënë jashtë ekipit nga trajneri spanjoll, por Guardiola ka thënë se do të donte rikthimin e veteranit në skuadër.

Guardiola ia kishte vënë si kusht kërkim faljen publike nëse Toure dëshiron të luajë përsëri te City.

“Dua t’u kërkoj falje – në emrin tim dhe të atyre që më përfaqësojnë mua – ekipit menaxhues dhe tërë atyre që punojnë, për keqkuptimet nga e kaluara”, ka thënë Toure në kërkimfaljen publike.

“Ato deklarata nuk kanë përfaqësuar mendimin tim për klubin dhe për njerëzit që punojnë në të. Nuk kam asgjë tjetër përveç respektit për Manchester Cityn dhe i dëshiroj më të mirën klubit”.

“Jam krenar që jam pjesë e historisë së klubit dhe dua t’i ndihmoj që të ketë sukses edhe më tej. Unë jetoj për të luajtur futboll dhe për të argëtuar fansat”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...