4 Nëntor 2016 - 09:15
E mërkura ka dëshmuar se niveli serioz ndërkombëtar, përkatësisht evropian, është ende vështirë i përballueshëm për sportin kosovar, para së gjithash për atë ekipor. Gjithsesi, ka ditë kur skuadrat dhe përfaqësueset kosovare kanë fitore në aktivitetet ndërkombëtare, por ditët e tilla janë dukshëm më të rralla se ditët kur regjistrohen humbje, shkruan sot Koha Ditore.
FIBA Europe Cup aktualisht vlerësohet niveli i katërt i garave evropiane të klubeve në basketboll. Para saj janë Euroliga, Eurocup e Liga e Kampionëve. Por edhe pse vetëm niveli i katërt, FIBA Europe Cup përfshin skuadra mesatare nga vende evropiane me basketboll të zhvilluar. Në FIBA Europe Cup po paraqiten dy skuadrat më të mira të Kosovës, Sigal Prishtina që është kampione në fuqi e Kosovës dhe e Ligës Ballkanike si dhe Peja si nënkampione e Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...