Interi s’këndellet as pas largimit të De Boerit

3 Nëntor 2016 - 23:01      

Interi nuk po arrin të kalojë krizën e rezultateve.

Pas shumë rezultateve të dobëta dhe shkarkimit të trajnerit Frank De Boer, Interi ka pësuar edhe një humbje.

Këtë herë ekipi nga Milano pësoi 2 me 1 nga Southamptoni në Ligën e Evropës.

Mauro Icardi shënoi i pari në ndeshje në minutën e 33-të, ndërsa Sotoni u kthye në pjesën e dytë. Van Dijk shënoi për 1 me 1 në minutën e 64-të, ndërsa një autogol i Nagatomos i dha epërsinë anglezëve në minutën e 70-të.

Në Grupin K të Ligës së Evropës, Interi mbetet i fundit me shumë pak gjasa për kualifikim. Sparta Praga prin me 9 pikë, Southamptoni ka 7, Hapoel Beer Sheva 4 e Interi 3.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...