Dyshimet për trukime ndeshjes në Austri vënë nën akuzë edhe shqiptarë

3 Nëntor 2016 - 20:44      

Në futbollin austriak ka nisur gjithmonë e më shumë të marrë vëmendje e ashtuquajtura “mafia shqiptare e basteve”.

Kjo, falë daljes në dritë të fakteve të rënda për manipulimin e rezultateve sportive, në një hetim të Prokurorisë së Klagenfurtit.

Një ish-futbollist nga Gjermania u dënua këtë të enjte për trukimin e ndeshjeve, ndërsa në dëshminë e tij, ai nënvizoi se ishte kontaktuar nga shqiptarët e nëntokës së krimit për të marrë përfitime ilegale.

Çështja e nisur në vitin 2014 solli dënimin e protagonistit të Bundesligës, Dominik Taboga, dhe lojtarit tjetër Zanel Kuljiç, që akuzohen se në të paktën 10 raste kanë tentuar, ose kanë arritur të paracaktojnë ndeshjet e futbollit në Bundesligën austriake.

Edhe pse nuk bëhen të ditur emra, për shkak të hetimit që pritet të nxjerrë në dritë të tjera detaje, mediet austriake ia faturojnë gjithçka krimit të organizuar nga Ballkani, e në veçanti shqiptarëve, raporton TCh.

Dy prej ndeshjeve të trukuara u zhvilluan në tetor të vitit 2010 dhe një tjetër në dhjetor të vitit 2011. Në skemën e rindërtuar nga organet e drejtësisë, një dëshmitar tha se kishte shërbyer si përkthyes në një rast trukimi, kur ishte i pranishëm në dorëzimin e një valixheje plot me parà, në duart e gruas së një agjenti shqiptar futbolli.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...