3 Nëntor 2016 - 15:27
Meksikani ka realizuar shtatë gola në 14 paraqitje sivjet ndërsa sezonin e kaluar ai realizoi 26 gola për ekipin gjerman që prej transferimit nga Manchester Unitedi.
Drejtori i Madridit, Santiago Aguado, muajin e kaluar kishte pohuar se do të mirëpriste rikthimin e “Chicharitos” në Santiago Bernabeu.
“Nuk di asgjë për Real Madridin. Gjithmonë e kam thënë se kur kam jetuar atje përjetova dy faza: e para ishte negative ndërsa e dyta ishte më e mirë sepse kisha mundësi më shumë. Është turp që nuk fituam asgjë”, ka thënë Hernandez, transmeton Koha.net.
“I jam mirënjohës bordit dhe fansave të Real Madridit, por nuk kam dëgjuar asgjë [për transferim]. Jam lojtar i Leverkusenit dhe jam i lumtur këtu”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...