3 Nëntor 2016 - 14:47
Pas tre ndeshjeve mungesë shkaku i suspendimit, Xhaka pritet të luajë në derbin e Londrës veriore, por Wenger ka thënë se është i shqetësuar me disiplinën e mesfushorit shqiptar, i cili ka marrë tre kartonë të verdhë e dy të kuq në 13 ndeshjet e para me Arsenalin.
“Jam pak i shqetësuar, po, sepse disiplina është e rëndësishme”, ka thënë Wenger.
“Ne duam të jemi efektiv me gjitha situatat që përballemi. Në një derbi është e rëndësishme të kontrolloni veprimet dhe të keni disiplinë të fortë, sepse është pjesë e efektit në këto lloj ndeshje”.
“Ai zakonisht është i qetë dhe i matur. Nganjëherë ka veprime impulsive. Ai e di këtë. Duhet të punojë që të kontrollojë veprimet e veta në lojë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...