3 Nëntor 2016 - 11:58
Fitorja do t’ia mundësonte spanjollëve kalimin në fazën e eliminimit direkt, por Legia siguroi një pikë në ndeshjen e së mërkurës mbrëma.
Zidane ka pohuar se nuk është i befasuar me rezultatin e ndeshjes sepse ekipit të tij i mungoi pak nga gjithçka.
“Nuk jam i befasuar se si shkoi ndeshja”, ka thënë Zidane. “Ishte ndeshje e çuditshme dhe nuk e pritëm se do të ndodhte kjo, si në aspektin e ndeshjes, si për performancën tonë”.
“Na mungoi pak nga gjithçka. Kur shënoni dy herë, nuk mund të largoni këmbën nga gazi, kjo është ajo çfarë bëmë ne dhe ata shënuan. Pastaj ishte ndeshje e vështirë. Është faji im, por në fund ne nuk humbën dhe kjo është gjë e mirë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...