3 Nëntor 2016 - 11:37
Ky vendimi i FIFA-s nga kryeministrja britanike, Theresa May është vlerësuar si "skandaloz".
"Është absolutisht skandaloze. Lojtarët tanë duan që t’i nderojnë ata që dhanë jetën e tyre për sigurinë tonë dhe do të ishte normale që kjo t’i lejohej", ka thënë May.
Ajo tutje tha se FIFA ", para se t’ia përcaktojë Mbretërisë së Bashkuar se çfarë duhet të bëjë, do të duhej t’i zgjidhë problemet e veta".
Ndërkohë në arsyetimin e vendimit të FIFA-s thuhet se “FIFA e respekton plotësisht rëndësinë e shënimit të 11 nëntorit, por rregullat e saj e ndalojnë rreptësisht që futbollistët të bartin ndonjë shenjë me mesazhe politike, fetare ose komerciale, gjë e cila zbatohet edhe për shënimin e ngjarjeve historike”.
Një peticion i nisur nga një ish-pilot i forcave ajrore britanike, me të cilën nga FIFA kërkohet që ta rishqyrtojë vendimin e saj, dje në mëngjes e kanë nënshkruar më shumë se 200.000 njerëz.
FIFA në vitin 2011 i kishte lejuar futbollistëve të Anglisë që të bartin një shirit të zi dhe një lulëkuqe gjatë miqësores me Spanjën.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...