Loja e futbollistëve “në kurriz” të Kosovës

3 Nëntor 2016 - 08:36      

Mesfushori kosovar, Kamer Qaka, i ka bërë thirrje trajnerit të ekipit Shpresa (U21) të Norvegjisë ta ftojë, në të kundërtën do të detyrohet të zgjedhë mes Kosovës e Shqipërisë. Madje, ka shtuar se me zyrtarët e Federatës kosovare ka kontakte dhe ofertë për të luajtur në ekipin "A".

Por, kjo vlerësohet se është vetëm një formë presioni e lojtarit dhe përfitim në "kurriz të Kosovës" për të marrë atë që do - ftesën nga Norvegjia, shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, mohon të ketë ndonjë kontakt me Qakën 21-vjeçar që luan për skuadrën e Ligës së Dytë të Norvegjisë, Kristiansund. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...