Pingpongistët e Kosovës udhëtojnë për në Kardif të Uellsit

2 Nëntor 2016 - 19:36      

Përveç dy turneve për kadetë që do të organizohen më 6 nëntor, Federata e Pingpongut do të marr pjesë edhe në dy aktivitete ndërkombëtare, që janë të lidhura me kualifikimet evropiane për vitin 2017, njofton Federata e Pingpongut.

Në Kardif të Uellsit, seniorët e përzgjedhur nga selektori Besar Domaniku, do të mundohen që të kalojnë fazën grupore në divizionin sfidues në Grupin L, në garat që do të zhvillohen prej 4 deri më 6 nëntor, në sistemin secili me secilin.

Pingpongistët kosovar, pas kampionatit individual për Evropian që javën e kaluar ishte në Bukuresht të Hungarisë, kanë udhëtuar sot për në Kardif të Uellsit, për të marrë pjesë në garat kualifikuese për "2017 ITTF European Championships Qualification Men's Team - Challenge Division", ku do të ndeshet me Irlandën, Norvegjinë, Azerbajxhanin, Islandën dhe Uellsin.

Selektori Domaniku, ka përzgjedhur vëllezërit Baton e Linor Çitaku si dhe Mentor Shabanin për të përfaqësuar Kosovën në këto gara, transmeton KosovaPress.

Në Shqipëri dy gjyqtarët më të mirë ndërkombëtar të Kosovës, Jeton Beqiri dhe Abedin Bahtiri, do të ndajnë drejtësinë në Grupin K, ku Shqipëria do të ndeshet me Skocinë, Malten, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...