Peja mposhtet me rezultat të thellë në Turqi

2 Nëntor 2016 - 18:37      

Peja ka pësuar humbjen e dytë në FIBA Europe Cup.

Klubi pejan u mposht si mysafir i Gaziantepit në kuadër të xhiros së tretë të Grupit G me rezultat 74:56.

“Shqiponjat” u mbajtën mirë në pjesën e parë dhe pas dy periudhave arritën të mbyllin pjesën e parë me tri pikë epërsi, 45:48, por rënia më e madhe ndodhi në periudhën e tretë. Aty pejanët pësuan 25:5 duke bërë që turqit tashmë të siguronin fitoren. Edhe periudha e fundit i takoi vendasve.

Në Grupin G prin tani Gaziantepi me pesë pikë. Cluj Napoca dhe Peja kanë nga katër, ndërsa Petrolina ka 2. Petrolina e Cluji luajnë takimin e mbetur më vonë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...