Mourinho konfirmon rikthimin e Schweinsteigerit

2 Nëntor 2016 - 17:47      

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger është kthyer në ushtrime me ekipin e parë.

Kampioni i botës ishte lënë jashtë nga portugezi dhe raportohej se po konsiderohej si lojtar i tepërt në Old Trafford.

Gjithsesi, fotot e fundit në llogarinë e Unitedit në Twitter kishin shfaqur Schweinin që ushtronte me pjesën tjetër të ekipit para përballjes ndaj Fenerbahçes në Ligën e Evropës të enjten.

“Schweinsteiger është kthyer. Ishte vendim profesional për ta kthyer në ekip. Ai do të jetë shumë më i përgatitur për të ardhmen nëse vendos të largohet nga klubi. Nëse mbetet te ne do të jetë një opsion shtesë. Për momentin s’kemi probleme në mesfushë, por nëse kemi ai është një opsion shtesë”, ka thënë Mourinho në konferencën për media.

Schweini iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2015 nga Bayerni.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...