2 Nëntor 2016 - 16:14
“Mungesa e mjeteve materiale për të plotësuar kushtet minimale për punë dhe gara sportive, mund të ndikojë negativisht në suksese. Të vetmin burim të financimit të rregullt i kemi shikuesit që paguajnë buletat, mjete këto që janë tepër pak. Për të plotësuar kushtet minimale për aktivitete na duhen brenda vitit rreth 200.000 euro, që ne nuk po mund t’i gjejmë askund. Komuna na ka ndihmuar aq sa ka mundur, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Prandaj edhe kemi ardhur këtu që të bisedojmë së bashku se si të veprojmë dhe si të gjemë mjete”, ka thënë Shaban Miftari, kryetari i klubit.
Miftari ka thënë se klubi ka disa donatorë, por që megjithatë nuk është e mjaftueshme për të plotësuar kushtet, andaj edhe ekziston mundësia që klubi të heq dorë nga garat në Ligën Ballkanike.
Ndërsa Bahtiri ka thënë se komuna ka vështirësi buxhetore “për shkak të problemeve të shumta që i ka në të gjitha fushat, e të cilat nuk i kanë komunat tjera, të cilat edhe kanë mundësi më të mëdha për të mbështetur sportin”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...