Foto: Reuters

Sulmuesi i Liverpoolit, nëntë muaj jashtë fushës

2 Nëntor 2016 - 12:25      

Sulmuesi i Liverpoolit, Danny Ings, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për nëntë muaj si pasojë e një lëndimi në gju i cili kërkon intervenim kirurgjik.

24-vjeçari lëndimin në gjurin e tij të djathtë e pësoi javën e kaluar gjatë fitores kundër Tottenhamit në kuadër të Kupës EFL.

Lëndimi nuk është në të njëjtin gju në të cilin kishte pësuar lëndim tetorin e vitit 2015 që bëri që ai të qëndronte jashtë fushës për shtatë muaj.

“Të themi se jemi të shkatërruar, nuk do të ishte vlerësim i mjaftueshëm”, ka thënë Jurgen Klopp, bosi i Liverpoolit, raporton BBC.

“Është djalosh shumë i mirë dhe ka punuar aq shumë dhe meriton fat më të mirë se ky. Lëndimi i Dannyt është tipike e luftës së tij për të fituar topin për ekipin e tij. Por është pikërisht ky personalitet i njëjtë që do të kthehet edhe më i fuqishëm siç ka bërë edhe në të kaluarën”, u shpreh Klopp, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesi i Anglisë, Ings, do t’i nënshtrohet një operacioni në Londër javën e ardhshme.

Ai iu bashkua Liverpoolit nga Burnley qershorin e vitit 2015 për një shumë që më pas u tha se ishte rreth 8 milionë funte.

Megjithatë, lëndimet kanë bërë që të limitohet paraqitja e tij për klubin e ri në vetëm 11 sosh deri më tani, në të cilat ka shënuar katër herë.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...