Duka e ka zor të pranojë se shqiptarët përfaqësohen me dy ekipe

2 Nëntor 2016 - 09:57      

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka thënë se dëshira e tij është që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare.

Dhe, në bazë të kësaj edhe do të veprojë federata që udhëheq ai tash e shumë vjet. Por ai ka shtuar se në fund vetë futbollistët do të jenë ata që do të përcaktohen se kë do të përfaqësojnë: Kosovën apo Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë Duka e tha të martën në Prishtinë, në prani të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Shala. Nga ky i fundit, Duka mori edhe "Mirënjohjen për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...