Besa “e dorëzuar” pret kampionin në superformë

2 Nëntor 2016 - 09:53      

Barazimi ndaj Gjilanit (0:0) në fundjavë ia ka shuar shpresat skuadrës së Besës për të vazhduar garën për titull të kampionit.

Fokusi i ekipit pejan tash mbetet Kupa e Kosovës. Kështu të paktën ka deklaruar trajneri i Besës, Gani Sejdiu, para ndeshjes derbi të xhiros së 12-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Besa të mërkurën (sot, 13:00) në stadiumin "Shahin Haxhiislami" në Pejë pret kampionin dhe pretendentin për ta mbrojtur titullin, Ferronikelin, nga Drenasi.

Besa është në pozitën e pestë me 17 pikë, kurse Ferronikeli dy pozita më lart me 24 pikë. Në pozitën e parë është Trepça '89 me 30 pikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...