Serbët përgatiten për “disfatë politike” në CAS

2 Nëntor 2016 - 09:40      

Federata e Futbollit e Serbisë të hënën ka paraqitur argumentet e saj para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me ankesën për vendimin e UEFA-s që të pranojë Kosovën.

Federata serbe tash e pret vendimin e CAS-it dhe të paktën publikisht ka shprehur shpresën që vendimi të anulohet. Kjo vlerësohet se ka pak fare gjasa të ndodhë, ndërsa këtë e pranojnë edhe në Serbi, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt në Serbi vazhdojnë me deklarata anti-Kosovë dhe shpresojnë që CAS-i "të vlerësojë të drejtë ankesën e Federatës serbe ndaj UEFA-s". Por në vendin fqinj e dinë që proceset e përfunduara tashmë nuk mund të kthehen prapa. Vendimi i UEFA-s për pranim të Kosovës u pasua me vendimin e FIFA-s për pranimin e Kosovës, ndërsa më pas Kosova nisi të luajë ndeshje në kuadër të garave që i organizojnë këto dy asociacione të futbollit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...