2 Nëntor 2016 - 08:32
Sigal Prishtina është mysafire e ekipit nga Rusia, Enisey, që është lider i Grupit H me dy fitore në po aq ndeshje, ndërkohë Peja do të përballet me skuadrën turke Gaziantep në kuadër të Grupit G, shkruan sot Koha Ditore.
Sigal Prishtina është e fundit në grup pas humbjeve nga Demir Insaati dhe Rilski Sportist, kurse Peja ka një fitore e një humbje, sikurse edhe kundërshtari i saj i radhës. Në grupin e Pejës prin Cluji rumun, që mposhti atë në sekondat e fundit javë më parë.
Prishtina luan ndeshjen në orën 13:10, kurse Peja në orën 17:00.
Trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sharin, ka pranuar se ekipin e tij e pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...