1 Nëntor 2016 - 22:36
Sonte trajneri spanjoll mposhti Barçën me rezultat 3 me 1, për të mbetur pas kampionit të Spanjës në grupin C në “Champions”.
Barcelona nisi mirë takimin kur në minutën e 21 realizoi për rezultatin 1 me 0, por “Qytetarët” u kthyen në lojë në minutën e 39 kur shënoi Ilkay Gundogan.
Kevin de Bruyne me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 51 shënoi për 2 me 1 ndërsa Gundogan i dha fund dilemës së këtij takimi kur realizoi në minutën e 74-të.
Me këtë fitore City tubon shtatë pikë në pozitën e dytë, ndërsa Barça prin me 9 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...