1 Nëntor 2016 - 22:34
“Topçinjtë” fituan sërish ndaj Ludogoretsit, këtë herë me rezultat të ngushtë 3 me 2, me një gol të Granit Xhakës. - VIDEO
Bullgarët befasuan të gjithë me dy gola të shpejtë në minutat 12 dhe 15 përmes Cafus dhe Keserus, por ekipi i Arsene Wengerit u këndell shpejtë dhe përmes Xhakës e Olivier Giroudit barazoi brenda pjesës së parë.
Rezultati ishte i barabartë deri në minutën e 88-të kur Mesut Ozil shënoi për fitoren e tretë të Arsenalit në Grupin A, pas katër xhirosh.
“Topçinjtë” kanë 10 pikë në tabelën e Grupit A, aq sa ka edhe PSG. I treti është Baseli me një pikë aq sa ka edhe Ludogoretsi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...