Napoli me Hysajn nxjerrin një pikë në Turqi [video]

1 Nëntor 2016 - 20:35      

Napoli ka arritur një barazim me Beshiktashin si mysafir në xhiron e katërt të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Ekipet barazuan me rezultat 1 me 1, me dy golat të shënuar në fund të takimit.

Quaresma shënoi golin e parë në ndeshje. Portugezi realizoi për Beshiktashin në minutën e 79-të nga pika e bardhë. Rezultati u barazua tre minuta më vonë, kur Marek Hamsik “bombardoi” portën e turqve.


1-1 Marek Hamsik Goal by FootballLiveGoals

Në takim për 90 minuta u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Barazimi mban Napolin në krye me shtatë pikë, një pikë më shumë se Beshiktashi që është i dyti. Benfica ka katër pikë, ndërsa Dynamo Kievi është i fundit me një pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...