Reali i ofron punë Gallianit

1 Nëntor 2016 - 19:22      

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani mund t’i bashkohet Real Madridit për të njëjtën pozitë.

“La Gazzetta” raporton se 72-vjeçari mund të detyrohet që të ndërrojë pozitën e tij shkaku i shitjes së klubit te Sina Europe Sports Investment.

Shkaku i situatës së paqartë, gazeta italiane raporton se Galliani mund të largohet nga Milani nëse nuk mbetet në pozitën e drejtorit ekzekutiv. Ky post mund t’i ofrohet Marco Fassones, shef i Napolit.

Gazeta gjithashtu raporton se presidenti i Madridit, Florentino Perez, ka kontaktuar me Gallianin që t’i ofrojë një rol në Santiago Bernabeu. Perezi këtë ofertë ia ka bërë për hir të marrëdhënieve që ka pasur dyshja gjatë këtyre viteve.

Përveç ofertës së Realit, ekziston mundësia që Galliani të kandidojë për kryetar të Federatës së Futbollit të Italisë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...