Gladbachu “ngacmon” Celticun

1 Nëntor 2016 - 17:55      

Pak ditë pasi Borussia Monchengladbach ndryshoi emrin në rrjetin social Twitter për t’iu përshtatur dëshirës së tifozëve të Celticut, klubi gjerman “ia ka kthyer borxhin” skocezëve.

Në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve mes këtyre klubeve dy javë më parë tifozët e Celticut ishin shprehur se po e kanë të vështirë të shqiptojnë emrin Borussia Monchengladbach dhe në vend të emrit kishin shkruar vetëm “Një ekip gjerman”.

Pastaj Gladbachu në shenjë respekti kishte shkruar “Një ekip gjerman” edhe si emër zyrtar në Twitter, ndërsa tani ka “thumbuar” rivalin skocez.

Klubi ka postuar një fotografi në të cilën thotë se është munduar që ta cilësojë Celticun si “Një ekip skocez”, por nuk ka arritur të shkruajë saktë këtë shprehje.

Takimi i sotëm është i vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit C.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...