Akademia e Realit kalon “La Masian” e Barcelonës, shpallet më e mira në Evropë

1 Nëntor 2016 - 11:53      

Akademia e Real Madridit ka prodhuar më shumë talenta të futbollist se akademia e famshme katalunase “La Masia” e Barcelonës, sipas një studimi të ri.

“CIES Football Observatory” që merret me analiza dhe statistika të veçanta të futbollit ka publikuar listën e qendrave më produktive të krijimit të futbollistëve dhe “Los Blancos” janë të parët me më së shumti futbollistë nga akademia e tyre që luajnë në top 5 ligat evropiane, raporton Goal.

Sipas këtij studimi Real Madridi ka 41 lojtarë, duke lënë prapa Barcelonën dhe Manchester Unitedin me 37, respekivisht 34 lojtarë, transmeton Koha.net.

Klubet spanjolle kanë 11 ekipe që hyjnë në mesin e 50 akademive më të mira në Evropë, me katër prej tyre në top 10. Në këtë aspekt prijnë francezët me 16 klube.

Pas Unitedit edhe pesë klube të tjera angleze janë në këtë listë, Arsenal, Tottenham, Southampton, Chelsea dhe Manchester City.
Kur ky studim zgjerohet në top 31 liga në Evropë, atëherë Ajaxi renditet e para me 72 lojtarë aktual dhe ish-lojtarë, Reali zbret në të pestin, po aq sa Barcelona me nga 53.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...