
1 Nëntor 2016 - 11:25
Raportohet se Barcelona së shpejti do të hap negociatat me Messin për vazhdimin e kontratës, transmeton Koha.net. Ai ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester City, por Bartomeu beson se e ardhmja e argjentinasit është në Camp Nou.
“Ky është vendim që duhet të marr Leo Messi apo secili lojtarë që dëshiron të ndryshojë klubin. Aktualisht ai ka kontratë deri më 2018 dhe jemi shumë të lumtur me të. Ai është larg lojtari më i mirë në botë”, është shprehur Bartomeu për The Telegraph.
Ai më tutje thotë se në muajt e ardhshëm do të fillojnë bisedimet me Messin.
“Ai është ende 29 vjeç, dhe nëse e shikoni kur luan ai ende ëhtë një nga lojtarët tanë të rinj. Messi e rigjeti formën e tij dy vjet më parë dhe ndryshoi stilin e lojës dhe tani është lojtar shumë më i mirë se që ishte më parë, shumë më i mirë. Normalisht që lojtarët ngriten dhe më pas bien, por ai ende është duke u rritur. Por, ku janë limitet e tij? Nuk e dimë. Në muajt e ardhshëm ne do të fillojmë bisedimet me Messin për vazhdimin e kontratës”, ka thënë Bartomeu.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...