Hamiltoni pranon se gjasat janë të mëdha të humbasë titullin

1 Nëntor 2016 - 09:39      

Piloti britanik, Lewis Hamilton, pranon se ka më tepër gjasa të humbasë titullin e Formula 1 sesa ta mbrojë atë, edhe pse është duke dhënë maksimumin.

Mirëpo, ai thotë se dështimi kësaj radhe do t'i dhembë më pak se në vitin 2007 kur kishte dështuar për vetëm një pikë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Kampioni i trefishtë i Formula 1, Hamilton, triumfoi të dielën në Meksikë, duke shënuar fitoren e 51-të në karrierë dhe kësisoj u barazua me francezin Alain Prost për numrin e fitoreve gjatë karrierës. Vendin e parë e mban legjenda Michael Schumacher me 91 fitore.

"Unë nuk jam i fokusuar në kampionat tash, jam i fokusuar në fitim të këtyre garave të mbetura dhe të jap më të mirën", ka thënë piloti i Mercedesit, që dy gara para fundit të sezonit është 19 pikë në disavantazh ndaj kolegut të skuderisë, gjermanit Nico Rosberg.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...