1 Nëntor 2016 - 10:39
Barcelonës i mjafton vetëm një barazim ndaj Cityt për të siguruar kalimin në fazën e grupeve, pasi pas tri ndeshjeve ka pikë maksimale. Por, Manchester City, është në rrezik për të humbur vendin e dytë në renditje nga Borussia Moenchengladbachu, që është vetëm një pikë prapa në renditje dhe e pret të martën mbrëma Celticun, shkruan Reuters.
Ndonëse City mposhtu Gladbachun 4:0 në xhiron e parë, skuadra e Pep Guardiolas prapë duhet të udhëtojë në Gjermani, ndeshje që mund të vendos se cila skuadër do t'i bashkohet Barcelonës në 1/8 e finales të "Championsit", përcjell Koha Ditore.
Ish-trajneri i Barcelonës, Guardiola, është ndëshkuar rëndë në rikthimin e tij në "Camp Nou". Messi shënoi tre gola në fitoren 4:0 të Barcelonës, ndërsa portieri i Cityt, Claudio Bravo, u përjashtua me karton të kuq dhe do të humbas ndeshjen e kthimit të martën, në "Etihad"....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...